Pozicioni i Kosovës në politikën e jashtme përkeqësohet, deklaron ish-ministrja Ahmetaj

Ish-ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se pozicioni i Kosovës në politikën e jashtme është përkeqësuar gjatë mandatit të dytë të qeverisë Kurti.

Ajo në emisionin ‘Info Magazine’, tha se nuk ka pasur ndryshime domethënëse në këtë drejtim dhe se zhvillimet e fundit tregojnë një gjendje të pandryshuar. ‘Unë po i referohem mandatit të dytë të kësaj qeverie që asgjë nuk ka ndryshuar, sepse të tërhiqet paralele me vetëm një vit mendoj se është kohë e shkurtër.

Ne jemi dëshmitarë të rrethanave dhe situatës të cilën jemi duke e jetuar, që fare nuk është ndryshuar pozicioni, për të thënë të vërtetën, pozicioni i Kosovës ka degraduar në politikën e jashtme, ashtu siç po e shohim ku jemi brenda’, tha Ahmetaj.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *