Gazetarët në Kosovë vazhdojnë të jenë target i sulmeve – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Sot u shënua Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të AGK-së për KlanKosova.tv tha se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të bëjnë punë të jashtëzakonshme, por theksoi se ata ende janë target i sulmeve të ndryshme. ‘Kudo në botë ky 3 maj shërben si reflektim për të vënë në pah punën e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë.

Në nivelin lokal në Kosovë, gazetarët vazhdojnë të bëjnë punë të madhe shumë të rëndësishme, por fatkeqësisht vazhdojnë të jenë target i sulmeve nga shumë anë, më së shumti nga Qeveria e Kosovës.


- Advertisement -

Edhe këtë vit ka pasur fushata të ndryshme kundër gazetarëve të shprehura në forma të ndryshme dhe në hapësirën online përmes komenteve ofenduese dhe fyese’, tha ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *