MC Kresha rrëfen prapaskenat e industrisë muzikore: ‘Industria më ka shtyrë të bëj kompromise’

Artisti i njohur, MC Kresha, ishte i ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për frymëzimin e krijimtarisë së tij si dhe për prapaskenat e industrisë muzikore.

Ai tha se frymëzimin për krijimtarinë e tij muzikore e gjen te jeta e përditshme.

Më tej u shpreh se industria i ka kërkuar shumë herë të bëhet diçka që nuk është dhe shtoi se shpesh ka humbur shumë para vetëm që të mos bëjë kompromis me idealet e tij artistike.


- Advertisement -

Nga vjen inspirimi yt për krijimtarinë tënde artistike?

MC Kresha: Inspirimi varion.

Nuk mund të them që e gjej te diçka e veçantë apo specifike.

Besoj që në jetën e përditshme dhe mbledhjen e shumë ndjenjave që më japin një shkëndijë për shkrim.

A ka tentuar ndonjëherë industria të të kthejë në diçka që nuk je?

MC Kresha: Industria të kërkon gjithmonë të bësh gjithçka që ti nuk je.

Nganjëherë kam bërë kompromis dhe ndonjëherë duke mos i’ua dëgjuar fjalën, ndonjëherë edhe duke humbur para.

A je penduar ndonjëherë për ato para që ke humbur?


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *