18-vjeçari kapet me armë lodër, maskë dhe para të falshme në Vlorë

Një 18-vjeçar është vënë nën pranga në Vlorë, nën dyshimet se ka poseduar pistoletë lodër, maskë, përforcues grushti dhe kartëmonedha në euro dhe dollarë false.

Këto mjete te ai, policia shqiptare i ka gjetur gjatë një kontrolli fizik të tij. “Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, në vijim të kontrolleve intensive në terren dhe mbi bazën e informacioneve operative, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë në lagjen ‘Lef Sallata’, të shtetasit E.

H., 18 vjeç, banues në Vlorë.”, thuhet në njoftim.


- Advertisement -

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar mjetet e gjetura, si dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Falsifikimi i monedhave”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *