Në Bukosh, më 3 maj, u përkujtuan 25 djemtë e burrat e vrarë 27 vjet më parë nga dora e forcave serbe.
Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, që po ndjek ngjarjen nga afër, u shpreh se përveç familjarëve dhe qytetarëve, homazhe për viktimat i bënë edhe zyrtarë institucionalë.
Muri i shkollës së Bukoshit është mbuluar me vizatime lulesh e zogjsh për të fshehur gjurmët e plumbave.





