Marrëveshja historike për furnizimin me gaz natyror nga SHBA, deklarata e Kryeministrit Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë deklarata të rëndësishme lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në për gazin e lëngshëm, duke theksuar se kjo marrëveshje e ndihmon Shqipërinë drejt pavarësisë energjetike.

Rama shtoi se Shqipëria do të furnizohet me gaz natyror nga SHBA për një periudhë 20-vjeçare, duke bërë të mundur prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet TEC-it të Vlorës.

Kjo marrëveshje parashikon rritjen e investimeve të reja si dhe rritjen e kapacitetit për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave dhe programet e inteligjencës artificiale, duke e bërë Vlorën një pikë kyçe për shfrytëzimin dhe eksportin e gazit.


- Advertisement -

Investimi për lidhjen e tubacionit të Vlorës me Fierin, ku ndodhet gazsjellësi Transadriatik, do të rrisë rëndësinë e Vlorës në këtë kontekst.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *