Aktori shqiptar Ridvan Murati nderohet për rolin në film zviceran ‘Heldin’

Filmi zviceran ‘Heldin’, ku merr pjesë edhe aktori shqiptar Ridvan Murati, është nderuar me çmim në Swiss Prix Walo, një nga eventet më prestigjioze të artit dhe argëtimit në Zvicër.

Ky vlerësim konsiderohet një sukses i rëndësishëm për projektin filmik, i cili ka tërhequr vëmendje për realizimin dhe interpretimet.

Pjesëmarrja e Muratit në këtë film shënon një tjetër hap të rëndësishëm për prezencën e aktorëve shqiptarë në produksione ndërkombëtare. ‘Heldin’ është pritur mirë nga publiku dhe kritika, ndërsa çmimi në Swiss Prix Walo e forcon pozitën e tij në skenën evropiane të filmit.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *