Jessica Alba, 45 vjeçe, ka festuar ditëlindjen e saj në Miami, ku ka kaluar disa ditë pushimi në shoqërinë e partnerit të saj Danny Ramirez, 33 vjeç. Çifti është parë shumë i afërt gjatë darkave dhe daljeve publike në qytetin amerikan.
Gjatë një darke në një restorant luksoz, dyshja janë shfaqur të pandarë, duke shkëmbyer momente afërsie dhe duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, shkruan DailyMail.
Alba ka shkëlqyer me paraqitjen e saj elegante, ndërsa Ramirez është parë vazhdimisht pranë saj gjatë festimeve.
Në kuadër të ditëlindjes, aktorja ka organizuar edhe një darkë me miq, ku nuk kanë munguar as urimet dhe momentet festive, përfshirë edhe një tortë ditëlindjeje.
