Kurti përkujton masakrën e Studimes: ‘Krimet nuk harrohen, nuk falen, nuk zbehen’

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e Studimes, ku forcat serbe vranë 116 civilë shqiptarë në zonën ndërmjet Studimes së Poshtme dhe Studimes së Epërme në Vushtrri.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se kjo ngjarje mbetet një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku brenda vetëm dy orësh u vranë burra, gra, pleq dhe fëmijë nga Shala dhe rrethina e Vushtrrisë. ‘Këto krime nuk harrohen, nuk falen dhe nuk zbehen me kohën.

Ato mbesin plagë e hapur, derisa drejtësia e plotë të vihet në vend dhe përgjegjësit të përballen me dënimet e merituara.’ Kurti ka përkujtuar martirët e Studimes dhe të gjithë të vrarët gjatë luftës, duke e cilësuar kujtimin e tyre si të përjetshëm. ‘I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!’


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *