Tragjedi në Itali: Punëtor shqiptar vdes pasi u aksidentua në vendin e punës

Një punëtor 50-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas dy ditësh në spital, pasi u aksidentua rëndë në vendin e punës në Itali.

Ngjarja ndodhi më 27 prill në Castelfiorentino, ku ai u shtyp nga një betonierë gjatë punës në një kompani bujqësore.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, makineria e rëndë është përmbysur papritur për arsye që ende nuk janë sqaruar.


- Advertisement -

I plagosur rëndë, ai u dërgua me helikopter në spitalin Careggi në Firence, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq më 29 prill.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, përfshirë edhe respektimin e masave të sigurisë në vendin e punës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *