Në Kongresin amerikan është paraqitur një rezolutë që kërkon mbështetjen e trupave të SHBA në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Resoluta përmend tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke cituar rastet e 6 gushtit 2022 dhe sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska.
Një reduktim i forcave amerikane në KFOR do të ndikonte në stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Resoluta kërkon vazhdimin e prezencës ushtarake të NATO-s në KFOR për të ruajtur paqen dhe sigurinë midis dy vendeve, si dhe që trupat amerikane të qëndrojnë në misionin e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë deri në përfundim të tij.
Kjo kërkesë vjen pas rezolutës së paraqitur nga kongresmeni amerikan Keith Self, së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, për integrimin e Kosovës në NATO.
