Gjykata e Qarkut në Rjekë të Kroacisë, më 29 prill 2026, ka caktuar masën e paraburgimit për një shtetas 25-vjeçar të Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale të dëmtimit të pronës së tjetrit dhe nxitjes publike të dhunës dhe urrejtjes.
Paraburgimi ndaj tij u caktua në mungesë pasi i dyshuari është i paarritshëm për organet e drejtësisë kroate dhe, sipas vendimit të gjykatës, ndodhet në arrati.
Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht 2022, midis orës 00:00 dhe 00:30 në Opati, në rrugën ‘Mareshal Tito’.
I dyshuari akuzohet se ka vizatuar një kryq në makinën e një shtetasi të Kosovës dhe ka shkruar ‘Kosovo je Srbija’ (Kosova është Serbi).
Pronarit i është shkaktuar një dëm material në vlerë prej rreth 398 eurosh.
