Opinionistët politikë komentuan takimin mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku në “Kosova Today”, duke shprehur mundësinë e një bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme mes dyshes.
Avni Arifi tha se takimi ishte miqësor, por mund të lidhet me diskutimin për formën e një koalicioni të mundshëm Vjosa-LDK.
Gazetari Vullnet Krasniqi theksoi se takimi nuk ishte thjesht miqësor dhe ka theksuar pritjen e gjatë të gazetarëve.
Azdren Shala shtoi se pavarësisht formës së bashkëpunimit, rritja e mbështetjes për LDK-në do të jetë minimale.





