Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në rastin e shënimit të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, kanë bllokuar rrugën te Katedralja në Prishtinë në shenjë proteste.
Ata vlerësojnë se klasa punëtore punon për të ndërtuar një shtet që nuk u përket punëtorëve, por kapitalistëve në sektorin publik dhe privat.
Në reagimin e tyre, thuhet se punëtorët përballen me kushte të vështira, pa siguri sociale, me paga të ulëta dhe shfrytëzim.
Ata gjithashtu denoncojnë shfrytëzimin e grupeve të ndryshme shoqërore dhe seksuale.
Kolektivi kritikon partneritetin e shtetit me kapitalin që, sipas tyre, i shfrytëzon qytetarët.
Protesta u organizua nga ekipi i Kolektivit për të theksuar nevojën për një marrëdhënie më të drejtë në punë dhe shoqëri.
