Marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë: Zbatimi i saj shmang pritjet e gjata në kufi

Këtë të premte, ka hyrë sërish në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo do të jetë aktive deri në muajin tetor, pritet të ripërtërihet edhe në muajt dhjetor dhe janar, si dhe gjatë fundjavave.

Parashikon shmangien e qëndrimit të automjeteve në radhë në kufi, lehtëson procedurat e kalimit pa kontroll të detajuar të letërnjoftimeve apo pasaportave.


- Advertisement -

Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm, rreth 15 mijë shtetas kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, shumica prej tyre nga Kosova.

Lëvizja e përshpejtuar ka bërë që të vijnë në funksion 11 sportele në pikën kufitare të Morinës.

Burime pranë kufirit njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar rreth 37 mijë qytetarë, nga të cilët 25 mijë kanë hyrë në territorin shqiptar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *