Rusi akuzohet për kërcënim me bombë në aeroportin e Rinasit: SPAK dërgon dosjen në gjykatë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykatë dosjen ndaj një shtetasi rus, i akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit.

Vladislav Urban, 44 vjeç, është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, raporton A2CNN.

Sipas SPAK në shkurt 2023 rusi ka dërguar një mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria Shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte te kishte marrë peng 2 shqiptare.


- Advertisement -

Nga hetimi i rastit rezultoi se maili ishte dërguar nga rusi Urban, rezident në Selanik.

Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin e maileve kërcënuese.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *