Ramush Haradinaj kritikon qeverinë për kushtet e punës në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook ka shkruar se qeveritë duhet të përqëndrohen në përmirësimin e kushteve të punëtorëve, duke kritikuar qeverinë aktuale në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ai thekson se qytetarët aktualisht po përballen me paga të ulëta, kosto të lartë jetese dhe një standard ekonomik që mbetet ndër më të ulëtit në rajon. “Urimi im për të gjithë punëtorët e Kosovës në këtë 1 Maj është që të vijnë ditë më të mira, me më shumë dinjitet dhe mundësi në vendin e tyre”, – shkroi Haradinaj.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *