Will Poulter ka treguar se xhirimi i një skene intime në filmin komedi ‘We’re the Millers’ ishte më shumë i sikletshëm se sa ‘ëndërr hollywoodiane’.
Ai ndihej keq gjatë xhirimeve për Jennifer Aniston dhe Emma Roberts, ndërsa edhe sot, njerëzit e ngacmojnë për atë moment.
Poulter, 33 vjeç, vlerëson mbështetjen e Aniston dhe thotë se koordinatorët e intimitetit janë standard sot, duke rritur kujdesin për aktorët në skenat intime.





