Dardan Sejdiu, në një intervistë për Rubikon në Klan Kosovës, ka shprehur se Vetëvendosja është e dominuar plotësisht nga Albin Kurti, duke e cilësuar si ‘maqinë’ për të kontrolluar njerëzit, për të dërguar mesazhe dhe për të shpërndarë propagandë.
Ai gjithashtu ka kritikuar Albin Kutin për vendimet e tij, duke pohuar se ai është përgjegjës për situatën aktuale.
Sejdiu gjithashtu ka folur për zgjedhjet e reja dhe ka shprehur shqetësimet e tij për të ardhmen e vendit nëse Vetëvendosja merr shumicën e votave.
Ai ka insistuar se duhet të ketë bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet institucioneve për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe politik për Kosovën.
