Trump: Askush nuk di detajet e bisedimeve me Iranin, thotë Presidenti amerikan

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se askush nuk ka informacione rreth statusit të bisedimeve me Iranin.

Ai ka thënë se vetëm ai dhe disa të tjerë e dine saktë çfarë po ndodh me këto bisedime. “Askush nuk e di se çfarë janë bisedimet, përveç meje dhe disa njerëzve të tjerë,” ka deklaruar Trump në Zyrën Ovale.

Trump ka thënë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit po funksionon sipas planit, raporton CNN. “Ekonomia e tyre po shembet.


- Advertisement -

Bllokada është e pabesueshme.

Fuqia e bllokadës është e pabesueshme,” ka shtuar ai.

Trump nuk ka dhënë detaje rreth vazhdimit të armëpushimit, apo kthimit të sulmeve ndaj Iranit. “Nuk e di nëse na duhet.

Mund të na duhet”, ka shtuar numri një i SHBA-së.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *