Rritje e rasteve të fëmijëve të prekur me fruth në Kosovë: IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve

Në Kosovë, Tetë raste të fëmijëve të prekur me fruth janë regjistruar gjatë dy javëve të fundit të muajit prill, të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR.

IKSHPK ka theksuar seriozitetin e komplikimeve të mundshme që fruthi mund të shkaktojë dhe ka bërë thirrje urgjente prindërve për vaksinimin e fëmijëve.

Institucioni gjithashtu rekomandon të shmangen kontaktet e panevojshme me persona të dyshimtë në fruth dhe paraqitjen e menjëhershme në institucionet shëndetësore nëse shfaqen shenja të dyshimta.


- Advertisement -

Vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *