Datimi i Zgjedhjeve të Parakohshme në Kosovë: Analiza e Reuters për Situatën Politike

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka raportuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Reuters shkruan se, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, të enjten shpalli datën e zgjedhjeve të reja, të tretat brenda pak më shumë se një viti, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë një kryetar të ri të shtetit. “Ky votim e zgjat një krizë politike në vendin më të ri të Evropës, i cili për pjesën më të madhe të vitit të kaluar nuk ka pasur një qeveri plotësisht funksionale, pasi një parlament i përçarë dështoi për muaj të tërë të zgjedhë një kryetar të Kuvendit”, thuhet në raportimin e Reuters.

Më tej, agjencia citon Haxhiun teksa ka deklaruar pas takimit me liderët politikë se vendi po humb kohë të çmuar në proceset reformuese. “Jemi vonë me reformat pa asnjë arsye.


- Advertisement -

Nuk mund të përballojmë të humbasim kohë”, ka thënë ajo./Klankosova.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *