Cole Palmer nga Chelsea në një lidhje me influenceren Olivia Holder: Historia e tyre romantike

Futbollisti i Chelseat, Cole Palmer, prej një kohe është në një lidhje me influenceren bionde Olivia Holder.

Fotot e tyre të përbashkëta në rrjete sociale kanë tërhequr vëmendje dhe shumë i quajnë ‘çift perfekt’.

Olivia është aktive në Instagram ku ka mbi 22 mijë ndjekës dhe numri i tyre po rritet vazhdimisht.


- Advertisement -

Ajo publikon shpesh pamje nga stadiumi, ku e ndjek Palmer-in në ndeshje, si dhe udhëtime nga destinacione si Dubai dhe Egjipti.

Në komente merr rregullisht komplimente nga ndjekësit.

Të dy u panë për herë të parë bashkë në dhjetor 2025, në një panair të Krishtlindjeve në Londër.

Pas lajmit për lidhjen, tifozët e përgëzuan yllin e futbollit në Instagram.

Ai ishte ndarë në qershor të vitit të kaluar nga ish-e dashura Connie Grace, gjithashtu influencere.

Përveç modelingut dhe jetës ‘glamour’, thuhet se Olivia e ka fenë një pjesë shumë të rëndësishme të jetës: shkon rregullisht në kishë, nuk mungon në meshën e së dielës edhe kur është me pushime, dhe ka ndarë postime ku shihet duke lexuar Biblën apo duke marrë pjesë në rite fetare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *