Sot në orën 17:00, Prishtina do të presë Drenicën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit vijnë në këtë ndeshje pas tri fitoreve radhazi dhe janë të motivuar për ta vazhduar këtë ecuri pozitive.
Nga ana tjetër, Drenica nuk ka arritur të fitojë në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe do të përpiqet të befasojë liderin në shtëpinë e tyre.
Të dy trajnerët, Orges Shehu dhe Gentjan Mezani, kanë vendosur të fusin në fushë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet e mundshme janë: Prishtina: Iljazi, Zguro, Zeqiri, Poçi, Llugiqi, Kryeziu, Diatta, Bytyqi, Saletic, Krasniqi, Selmani.
Drenica: Ymeri, Qaqi, Dervishaj, Hamiti, Limani, Gavazaj, Lushtaku, Zeka, Veliqi, Shillova, Idrizi.

