Operacioni i përmasave gjigante, i udhëhequr nga prokuroria e Salzburgut në Austri dhe SPAK në Shqipëri, ka shkatërruar një rrjet kriminal ‘Call Center’ në Tiranë.
Grupi dyshohet se ka përfituar mbi 50 milionë euro duke mashtruar qytetarët evropianë, por ajo që ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare është përdorimi i imazhit të yllit të futbollit, David Alaba, për të joshur viktimat.





