Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë biseduar në telefon për më shumë se 1 orë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Yury Ushakov, njoftoi se dy presidentët kanë diskutuar për zgjatjen e armëpushimit me Iranin dhe luftën në Ukrainë.
Putin beson se zgjatja e armëpushimit me Iranin është e drejtë dhe mund të hapë rrugën për negociata dhe stabilizim të situatës.
Biseda gjithashtu përfshiu diskutime për situatën në Ukrainë.





