Albulena Haxhiu diskuton me Kreshnik Radoniqin për organizimin e zgjedhjeve të reja në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të biseduar mbi hapat institucionalë në shpalljen e zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e përgatitjes në kohë të veprimeve për organizimin e procesit zgjedhor në përputhje me Kushtetutën dhe standardet demokratike.

Albulena Haxhiu vlerësoi rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në sigurimin e një procesi të rregullt dhe të besueshëm, duke theksuar maturinë demokratike të qytetarëve të Kosovës.


- Advertisement -

Diskutimet përfshinën afatet ligjore, përgatitjet administrative, koordinimin ndërinstitucional dhe nevojën për zhvillimin e procesit zgjedhor pa vonesa dhe me standarde profesionale të larta.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *