QKUK Nisi Procesin e Lirimit të Hapësirave të Uzurpuara dhe Rrëzimin eObjekteve pa Leje

0
12
- Advertisement -

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përfunduar verifikimin e pronësisë së oborrit, dhe së shpejti do të fillojë procesin e lirimit të hapësirave të uzurpuara dhe rrënimin e objekteve pa leje.

Kjo është konfirmuar nga vetë QKUK-ja përmes një njoftimi në Facebook.

Komisioni i posaçëm i QKUK-së, i formuar në mars të këtij viti, ka kryer verifikimin e gjendjes pronësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit të Komunës së Prishtinës, duke përdorur ortofotot dhe planet kadastrale.

Sipas të dhënave kadastrale, brenda oborrit të QKUK-së nuk figuron asnjë pronë private.

Objekti pa leje në oborrin e QKUK-së do të rrënohen, dhe hapësirat e uzurpuara prej shumë vitesh po u kthehen qytetarëve.

QKUK-ja ka dërguar dy njoftime zyrtare shfrytëzuesve të lokaleve afariste dhe kioskave, duke u kërkuar atyre të paraqesin bazën ligjore për shfrytëzimin e këtyre hapësirave.

- Advertisement -

Asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur certifikatë pronësie apo dëshmi se objekti është në proces legalizimi.

Ndër dokumentet e dorëzuara ka pasur kontrata të skaduara dhe aktvendime të paregjistruara në kadastër.

Vendosmëria e QKUK-së është mbështetur edhe nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), i cili gjatë inspektimeve të fundit ka vërtetuar konstatimet e lartëcekura.

Me konfirmimet kadastrale dhe rekomandimet zyrtare si nga Inspektorati Komunal, ashtu edhe nga MMPHI, menaxhmenti i QKUK-së tani ka në dorë të gjitha instrumentet ligjore dhe do t’i përdorë për t’ua kthyer pacientëve dhe qytetarëve pronën publike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here