Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi qendre për të forcuar repartin defensiv, por duket se Lisandro Martinez nuk përputhet me profilin që kërkojnë drejtuesit e klubit katalanas.
Mbrojtësi argjentinas 28-vjeçar i Manchester United po humbet mundësitë për t’u transferuar te Barcelona deri në vitin 2027.
Sipas agjentit Pedro Bravo, i cili ka folur në emisionin El Chiringuito, Deco e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të tij, pasi profili i futbollistit nuk i bind as drejtuesit sportivë dhe as trajnerin Hansi Flick.
Bravo tha se ia kishte propozuar personalisht Martinezit Decos gjatë një bisede telefonike, por përgjigjja e drejtorit sportiv ishte negative.
Ai po ashtu zbuloi se edhe Flick ndan të njëjtin mendim.
Megjithatë, ky informacion mbetet si deklaratë e agjentit, pasi asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht një refuzim të tillë.
Një nga arsyet që e bënte argjentinasin tërheqës për Barcelonën ishte situata e tij kontraktuale.
Marrëveshja me Manchester United përfundon më 30 qershor 2027, ndërsa klubi anglez ka mundësinë ta zgjasë atë deri në vitin 2028.
Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është 45 milionë euro.
Nëse nuk rinovon kontratën, ai mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Për shërbimet e tij ka shfaqur interes edhe Atletico Madridi.
Ndërkohë, Deco po shqyrton alternativa të tjera për mbrojtjen.
Në listën e Barcelonës përmenden Alessandro Bastoni i Interit dhe Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit, dy mbrojtës me këmbë të majtë që përshtaten me kërkesat e lojës së klubit katalanas.

