Krijuesi i figurës së famshme aksion ‘He-Man’ dhe dizajneri i kompanisë Mattel, Roger Sweet, ka ndërruar jetë të martën pas një beteje me demencën.
Sweet ka punuar gjatë viteve ’70 dhe ’80 si dizajner kryesor në departamentin e dizajnit paraprak të Mattel-it.
Pas refuzimit të kompanisë në vitin 1976 për të prodhuar lodra të bazuara në ‘Star Wars’, Mattel nisi zhvillimin e një figure aksioni të bazuar në një ide origjinale të vetën.
Në këtë proces, Sweet eksperimentoi duke vendosur figurën Big Jim në një qëndrim luftarak dhe duke i shtuar me argjilë një trup më të fuqishëm dhe muskulor.
Ky model u bë prototypi i ‘He-Man’-it, të cilin ai më pas ia prezantoi drejtorit ekzekutiv të atëhershëm Ray Wagner.
Një vit më vonë, Mattel dhe Filmation lansuan serialin vizatimor ‘He-Man and the Masters of the Universe’ si projekt shoqërues i linjës shumë të suksesshme të lodrave.
