Një ndërhyrje kirurgjikale e suksesshme është realizuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendra Klinike Universitare të Kosovës, ku një pacient 28-vjeçar është trajtuar me sukses pas një dëmtimi të rëndë që kishte pësuar muaj më parë.
Pacienti mbante një plumb të mbetur në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë për rreth 10 muaj.
Në njoftimin e QKUK-së thuhet se ndërhyrja është kryer me sukses përmes një metodë minimale invazive, duke ruajtur funksionin e mushkërisë dhe duke shmangur çdo ndërlikim të mundshëm.
Pacienti gjendet tani në gjendje të mirë shëndetësore dhe po rikuperohet pas operacionit.
Ky rast tregon avancimin e shërbimeve shëndetësore në vend dhe përkushtimin e stafit mjekësor për trajtimin me teknika moderne.
