Si kandidate për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti ka theksuar se kandidatura e saj synon të ofrojë stabilitet dhe të përfaqësojë shoqërinë civile në dialogun politik.
Ajo ka pranuar propozimin me bindjen se figura e saj mund të ndihmojë vendin të tejkalojë krizën aktuale politike.
Kandidatura e saj ka ardhur pas kërkesave të shumë qytetarëve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.





