Vehbi Kajtazi kritikon Lëvizjen Vetëvendosje për tentativë për prishjen e rendit kushtetues në Kosovë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për tentativën për prishjen e rendit kushtetues të Kosovës.

Në një emision në Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi tha se nisja e procedurës së mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit është tentativë për përmbysjen e sistemit kushtetues të Kosovës.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk dallon nga Lista Serbe në synimin për përmbysjen e rendit kushtetues, edhe pse kanë forma të ndryshme.


- Advertisement -

Kajtazi shprehet se sjellja e Kurtit e kujton atë të vitit 1989, kur u suprimua autonomia e Kosovës, dhe shpreh shqetësimin se ka liderë që tentojnë të përmbysin rendin kushtetues.

Ai vlerëson që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe luftojnë sistemin kushtetues në Kosovë në mënyra të ndryshme, por me qëllime të përbashkëta.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *