Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u largua nga konferenca për shtyp para ndeshjes me Celta Vigon, sapo u pyet për Cristiano Ronaldon.
Gazetarët e interesohej për mendimin e tij mbi ekipin kombëtar portugez gjatë kohës që Ronaldo nuk është pjesë e tij.
Megjithatë, Mourinho, që është portugez, preferoi të mos e zgjaste këtë diskutim dhe e mbylli bisedën me një përgjigje të shkurtër. “Jo, jo, jo, jo jo.
Si portugez, e vetmja gjë që them është se Portugalia duhet të fitojë gjithmonë.
I laj duart nga të tjerët dhe nuk them asgjë.
Faleminderit”, u shpreh ai, duke u ngritur dhe u larguar nga salla.

