Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se janë përjashtuar nga bashkëpunimi për gjetjen e një zgjidhjeje.
Haradinaj gjithashtu komentoi kritikat e kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës.
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po afrohet, ndërsa kandidatët janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.





