Rreth 4 milionë mungesa janë evidentuar në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës, vetëm gjatë gjysmëvjetorit të parë.
Kjo shifër ka ngritur shqetësime serioze në komunën e kryeqytetit, ndërsa 1 milion prej tyre janë evidentuar si të paarsyeshme.
Drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë ‘Ali Sokoli’, Flamur Bujupi e cilësoi shumë shqetësuese këtë fenomen, i cili thekson se fëmijët duhet të jenë në banka shkollore. ‘Ne si shkolla e kemi për obligim, që të lidhim raportin me prindërit.
Por shpeshherë hasim në vështirësi, që shpesh duhet të bëjmë monitorimin.
Unë si drejtor, pa i llogaritur mësimdhënësit që janë pothuajse 6-7 herë brenda ditës të atakuar nga situatat me prindërit që bëjnë arsyetime të pabaza, e ndonjëherë duhet të marrim masa që janë ngarkesë për punën e përditshme’, u shpreh Bujupi në emisionin ‘Ora Shtatë’.
Gazetarja e Klan Kosovës, Dafina Jegeni-Krasniqi thekson se një dukuri tjetër shqetësuese është mungesa e prindërve në mbledhjet e shkollave.






