I dyshuari për shtënat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington para gjykatës sot

Individit të dyshuar për shtënat me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington do t’i paraqitet gjykatës sot.

Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Torrance, Kaliforni, është personi i identifikuar.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, tha se gjetjet paraprake sugjerojnë se i dyshuari kishte në shënjestër anëtarë të administratës Trump dhe se vetë Trump ishte një objektiv mundës.


- Advertisement -

Për më shumë, Trump konfirmoi arrestimin e tij në një postim në Truth Social dhe postoi foton e tij.

Autoritetet njoftuan se i dyshuari po mbahet në stacionin e Policisë Metropolitane të Uashingtonit dhe do të transportohet në qendër paraburgimi në kryeqytet.

Pritet të akuzohet për sulm ndaj një oficeri federal dhe përdorim të armës zjarri.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *