Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se “nuk isha i shqetësuar” ndërsa po evakuohej nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, pasi një person i armatosur u përpoq të sulmonte sallën e vallëzimit.
Media amerikane e emëroi Cole Tomas Allen, 31 vjeç, si të dyshuarin, i cili u arrestua pasi policia tha se ai hapi zjarr pranë një pike kontrolli sigurie gjatë eventit.
Task-forca e FBI-së për hetimin penal dhe terrorizmin po heton incidentin.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, tha se i dyshuari “ka të ngjarë” të ketë synuar zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë të pranishëm, bazuar në gjetjet “paraprake”, duke shtuar se motivi i personit të dyshuar të armatosur është ende nën hetim.






