Parashikimi i motit për periudhën 27 prill – 1 maj 2026 në Kosovë

Në periudhën 27 prill – 1 maj 2026, pritet një regjim atmosferik relativisht i paqëndrueshëm në Kosovë, me ndikim të masave ajrore të freskëta nga veriu.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë do të sjellë reshje të dobëta shiu dhe vranësira konvektive, disa herë edhe me shkarkesa elektrike.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë të rëndësishme për kulturat pranverore, me temperaturat minimale të ulëta që mund të sjellin rrezik potencial për stres termik.


- Advertisement -

Vëmendje shtesë duhet t’i kushtohet praktikave agroteknike dhe monitorimit të kushteve meteorologjike në terren.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *