Sot, banorët e fshatit Besi në komunën e Prishtinës kanë dalë në protestë duke kërkuar ndërtimin e një rrethrrotullimi në këtë zonë.
Megjithatë, kjo kërkesë po kundërshtohet nga fshatrat e tjera përballë, pasi ky rreth nuk lidhet me Prugocin dhe Barilevën.
Sipas banorëve, rruga me 4 shirita në këtë zonë është e rrezikshme dhe e vështirë për t’u përdorur, për shkak të mungesës së sinjalistikës.
Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurinë gjatë zhvillimit të protestës.





