Aktori Gorkem Sevindik, i njohur për rolin e tij në serialin “Esref Ruya”, është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një eventi publik, duke shkaktuar sensacion.
Pas deklaratave të ministrit izraelit, Sevindik iu drejtua Erdoganit duke thënë: ‘Siç e dini, Izraeli më kërcënoi’.
Presidenti Erdogan u shpreh se nuk kishte dijeni për këtë çështje dhe i uroi aktorit suksese.
Shkëmbimi u bë shpejt viral në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta.





