Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Kosovës.
Raporti 48-orësh paraqet rezultatet e inspektimeve të kryera gjatë ditës së dhjetë të këtij aksioni.
Në total janë kryer 66 inspektime, me 27 prej tyre të mbyllura, sipas njoftimit të Klankosova.tv.
Në rezultatet e inspektimeve janë shqiptuar 32 vërejtje, ndërsa në nëntë raste s’është shqiptuar asnjë.





