Incidenti në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari u prangos nga forcat e rendit

I dyshuari “u rrëzua në tokë” dhe u prangos nga forcat e rendit, pasi shtiu me armë në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Jeffrey Caroll, shefi i përkohshëm i policisë për Departamentin e Policisë Metropolitane tha se i dyshuari nuk u godit nga të shtënat me armë zjarri, por shkëmbeu të shtëna me një oficer i cili u lëndua.

I dyshuari ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika, tha Carroll.


- Advertisement -

Policia beson se i dyshuari ishte mysafir në Hotelin Washington Hilton ku po mbahej darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

I dyshuari u tha autoriteteve se po synonte zyrtarët e Trump, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, shpëton Trump


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *