Një person është arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër burrë pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 02:30 në sheshin ‘Gjorgj Bush’.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga njësitet policore pas incidentit, raporton KlanKosova.tv.
Viktima, gjithashtu mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. ‘Sheshi Gjorgj Bush, Prishtinë 25.04.2026-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për tretman, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’.
