Fifja Raci, e njohur si Fifi, ka rënë në sy me një deklaratë tërheqëse në një podcast ku tregoi për përjetimet e saj si nënë.
Duke rrëfyer emocionet dhe pritshmëritë gjatë shtatzënisë, ajo shprehu momentin e vështirë kur mësoi gjininë e fëmijës së saj. ‘Kam qarë 40 minuta në aeroport, e doja gocë…’, tha Fifi.
Ajo po ashtu pranoi se reagimi i saj ishte i sinqertë dhe i menjëhershëm, duke treguar se lindja e fëmijës e kishte ndryshuar perspektivën e saj për mëmësinë.





