Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes për propozimin e tre kandidatëve për pozitën e presidentit të shtetit bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, e cilësoi kërkesën e LVV-së si manovër politike.
Ai shtoi se çështja ka qenë e diskutuar gjerë e gjatë dhe për ta është e mbyllur, duke theksuar mungesën e mirëkuptimit nga kundërshtarët politikë.





