Sot, më 20 nëntor 2026, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, u hodhën shortet për ndeshjet e play-off-it dhe çerekfinaleve në Ligën e Kombeve.
Janë përcaktuar çiftet e playoff-it në Ligën A dhe B, si dhe në Ligën B dhe C, me disa përballje mjaft interesante që pritet të sjellin emocion në garën për ndryshimin e ligës.
Në playoff-in mes Ligës A dhe B do të përballen Irlanda me Kroacinë, Bosnja dhe Hercegovina me Danimarkën, Hungaria me Serbinë dhe Sllovenia me Uellsin.
Ndërkohë, në çiftet e playoff-it mes Ligës B dhe C, Qipro do të sfidojë Maqedoninë e Veriut, Estonia do të përballet me Rumaninë, Ishujt Faroe do të luajnë kundër Gjeorgjisë, ndërsa Bjellorusia do të përballet me Izraelin.
Në çerekfinalet e Ligës së Kombeve, vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Spanjës dhe Francës, dy nga përfaqësueset më të forta të futbollit evropian.
Një ndeshje tjetër interesante pritet të jetë ajo mes Norvegjisë dhe Anglisë, ku skuadra e Erling Haalandit do të sfidojë një nga pretendentët kryesorë për trofeun.
Po ashtu, Holanda dhe Portugalia do të matën forcat në një duel mes dy kombëtareve me traditë të pasur, ndërsa Belgjika dhe Gjermania premtojnë një përballje të fortë, me dy skuadra që synojnë rikthimin në majat e futbollit evropian.
Ndeshjet eliminatore zhvillohen në dy ndeshje, ku rezultati i përgjithshëm vendos fituesin.
Nëse rezultati është i barabartë pas 180 minutash, do të luhen dy periudha shtesë prej 15 minutash secila.
Nëse ende nuk ka fitues, ndeshja do të vendoset me goditje penalltish.
Rregulli i golave në udhëtim nuk zbatohet.
Për dallim nga ndeshjet eliminatore, ndeshjet çerekfinale do të luhen për të kaluar në gjysmëfinale e më pas në finale, duke kërkuar trofeun e Ligës së Kombeve.
Ndeshjet e para të fazës ‘play-off’ janë planifikuar të luhen të enjten, më 25 mars ose të shtunën, më 27 mars 2027.
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen të dielën, më 28 mars ose të martën, më 30 mars.
Rruga e kombëtareve drejt trofeut: Çiftet e playoff-it të Ligës A dhe B: – Bosnja dhe Hercegovina – Danimarka Çiftet e playoff-it të Ligës B dhe C: Çiftet çerekfinale të Ligës së Kombeve:

