Sfidat dhe gjetjet mbi integritetin politik në Kosovë: Analiza e KDI-së

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezantoi gjetjet kryesore mbi sfidat ligjore, institucionale dhe digjitale që ndikojnë në integritetin politik në Kosovë.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve përkatëse, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, OGP Kosova (Partneriteti për Qeverisje të Hapur), shoqërisë civile dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë për të diskutuar ndërveprimin ndërmjet deklarimit të pasurisë, financimit politik dhe prokurimit publik si tri shtylla themelore të integritetit politik.

Analiza e KDI-së tregon se Kosova ka zhvilluar një kornizë ligjore relativisht të avancuar në fushat kyçe të integritetit politik, por zbatimi mbetet i dobët dhe të dhënat publike vazhdojnë të jenë të fragmentuara.


- Advertisement -

Gjetjet kryesore tregojnë se ekzistojnë rreziqe reale të korrupsionit në sektorin publik.

Platforma unike digjitale Integrity Watch Kosova dëshmon se mungon llogaridhënia reale për shkak se përdorimi aktiv i të dhënave për analizë dhe vendimmarrje është i kufizuar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *