Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka uruar për ditëlindje ish-presidenten Hashim Thaçi, duke e vlerësuar lart kontributin e tij për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
Ajo tha se mbështetësit e tij i urojnë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në Kosovë. ‘Dëshiroj t’ia uroj atit të pavarësisë së Kosovës ditëlindjen, duke kujtuar me epitetin më të lartë angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim.
Urimi i mbështetëseve të tij është që të ketë shëndet dhe ai e shokët e tij të kthehen sa më shpejt një Kosovë.
Dhe e drejta legjitime e popullit liridashës të Kosovës ta gjejë rrugën vet’, deklaroi Ganimete Musliu.





