Në një foltore në Kuvend, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë për votimin e projektligjeve për qëllime elektorale.
Deliu ka theksuar se Qeveria Kurti 3 po sjell ligje ‘me urgjencë artificiale’ pa respektuar procedurat parlamentare.
Ajo ka vlerësuar se kjo veprimtari është tentativë e qeverisë për të përfituar politikisht para zgjedhjeve të reja.





